Operatori turistik Vasil Bedinaj në një lidhje skype për MCN LIVE ka komentuar lidhur me problematikat me të cilat po haset sezoni turistik në qytetin e Vlorës. Ai tha se muaji maj ka nisur mirë sa i përket numrit të turistëve, ndërsa theksoi se duhet të vendosen në funksion të gjitha strukturat e mirëmbajtjes.
Sipas tij, po presin turistë nga Evropa, numri i tyre është rritur, por ne duet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë si operatorë turistikë.
Kemi nisur mirë këtë muaj maj, shumë turistë nga e gjithë Evropa përshkojnë vijën bregdetare të jugut të Shqipërisë. Privati i ka bërë detyrat e veta, por kemi dhe një pjesë tjetër që është administrata, këtu në Vlorë ka pas probleme se kemi qenë pa një kryetar bashkie vitin e fundit dhe kemi vënë në lëvizje të gjithë për të strukturat e mirëmbajtjes. Bashkëpunimin midis sektorit privat dhe shtetëror nuk e ka pasur Vlora.
Në vijim ai theksoi se Vlora varet nga sezoni turistik dhe çdo gjë që themi e themi për të mirën e punës së këtij qyteti dhe jo për subjekte të veçanta. Ai tha se janë disa punë që kërkojnë vullnet por që nuk po e gjejnë në disa struktura.
Vlora ka një nga destinacionet më të mira turistike ishulli Sazanit, dhe për fatin tonë të keq këtë vit ministria e ka mbyllur dhe duhet ti kujtojmë që ta hapin sepse na nxjerr ne mashtrues ndaj klientëve që kanë blerë biletën. Pra përveç pastrimit që është luftë e përditshme jona, transportit urban dalin dhe këto pjesë të tjera që kërkojnë vetëm vëmendjen e strukturave dhe jo financim. Ne kërkojmë një sezon të mirë, kemi si çdo vit të njëjtat probleme. Duhet të përleshemi me njeri-tjetrin për ti bërë këto gjëra në funksionin e tyre të plotë. Ne po vuajmë për mirëmbajtjen e investimeve të viteve të fundit. Na duhet të ulërijmë për disa punë që janë të programuara. Kemi dhe manastirin e Svërnecit ku numri i turistëve po bie nga dita në ditë sepse duhet investim për të ndërtuar urën që ta bëjmë atraksion.



