
Gentjan Bejtja, një emër i njohur në botën e krimit dhe një ish-punonjës i Policisë, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në oborrin e banesës së tij, në Larushkë të Krujës. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, ndërsa për vrasjen e 43-vjeçarit, janë dashur të kryhen katër atentate në kohë të ndryshme.
Më 15 mars, Bejtja është kapur në befasi nga ekzekutuesit e tij që, teksa punonte në serën që ndodhej në oborrin e banesës së tij. Dyshohet se në këtë atentat kanë qenë 4 autorë, të maskuar, të cilët pasi kanë monitoruar lëvizjet e tij. Pasi kanë vënë re praninë e 43-vjeçarit, kanë shkuar jashtë banesës dhe kanë lëshuar breshëri plumbash kallashnikovi. Ata janë larguar nga vendngjarja vetëm pasi janë siguruar që Bejtja kishte ndërruar jetë.
Sipas informacioneve nga policia, për kryerjen e vrasjes është përdorur një mjet tip fouristradë tip “Land Rover”, e cila u gjet e djegur pak pas krimit, në fshatin Hasanaj. Brendaj tij, janë gjetur edhe 4 kallashnikovët e përdorur për vrasjen e Gentjan Bejtjas. Vrasja e tij mendohet se është bërë për hakmarrje, pasi në 8 vitet e fundit, ky është atentati i 4 që kryhet ndaj 43-vjeçarit. Ky i fundit, kryente lëvizje të kufizuara pas sagës së atentatet që kishin ndodhur.
Kujtojmë që gjatë viteve 2006 dhe 2022, ndaj Gentjan Bejtjas janë bërë atentate me eksploziv në makinë, ndërsa në korrik të vitit të kaluar, në rrugën pranë banesës së tij, iu bë sërish atentat me armë, ku viktimë mbeti kunati i tij, Ramazan Sino. Në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të viktimës, të cilët mbetën të lënduar. Këtij atentati ai i shpëtoi pasi vetëm disa minuta para se autorët të qëllonin makinën e tij, kishte zbritur nga makina.
Bejtja njihet edhe si një ish punonjës në Policinë e Burgjeve. Mirëpo, që prej asaj kohe, nisën konfliktet me personazhe të njohur të botës së krimit, si vëllezërit Valter e Durim Bami si dhe Mariglen Haka. Po ashtu ai ka qenë personi i fundit që ka takuar Enver Stafukën, i cili u zhduk në vitin 2015 pa asnjë gjurmë. Bejtja është marrë po ashtu në pyetje lidhur me vrasjen Iliaz Çalit, i cili u ekzekutua në vitin 2022.
Një tjetër ngjarje ku dyshohet se Bejtja mund të ketë qenë bashkëpunëtor, është vrasja e 3-fishte në Fushë-Krujë në vitin 2022, por për asnjë prej tyre, autoritetet nuk kanë siguruara prova të mjaftueshme.
Ndërkohë, në fshatin Larushkë të Krujës zbarkuan dhjetëra forca të RENEAS dhe policisë vendore, për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve. Valter Bami është shoqëruar pak orë pas vrasjes, si person i dyshuar në krim. Ai është arrestuar edhe pas atentatit të 4 korrikut 2023 ndaj Bejtjas në Larushkë të Krujës, ku u plagosën djemtë e Gentian Bejtas, 10 dhe 13 vjeç dhe u vra kunati i tij Ramazan Sino. Bami ndodhej në “arrest shtëpie”, që prej 18 Janarit të këtij viti, masë e dhënë nga gjykata, pasi përfundoi afati 6 mujor i hetimeve dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas



