Bota në zi/ Macron, Merz dhe Von der Leyen, mesazhe ngushëllimi për Papa Françeskun

Bota në zi/ Macron, Merz dhe Von der Leyen, mesazhe ngushëllimi për Papa Françeskun

Liderë të vendeve më të rëndësishme të Europës, dhe jo vetëm, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për Papa Françeskun.

"Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që e ndiejnë këtë humbje të thellë. Le të gjejnë ngushëllim në dijeninë se trashëgimia e Papa Françeskut do të vazhdojë të na udhëheqë të gjithëve drejt një bote më të drejtë, paqësore dhe më të dhembshur”, shkroi në “X” Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. 

Drupal Ad

"Me pikëllim të madh mësova për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut. Kur u takuam së fundmi në Romë, falënderova Papa Françeskun për udhëheqjen e tij të fortë në mbrojtjen e më të cenuarve dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. I shpreh ngushëllimet e mia të gjithë katolikëve në mbarë botën", shkroi në rrjetet sociale Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas .

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu "ngushëllime për katolikët në mbarë botën" dhe komentoi: "Nga Buenos Aires në Romë, Papa Françesku donte që Kisha të sillte gëzim dhe shpresë për më të varfrit. Të bashkojë njerëzit me njëri-tjetrin dhe me natyrën. U ringjalltë gjithmonë kjo shpresë përtej tij."

Një njeri, veprimet e të cilit udhëhiqeshin nga "përulësia dhe besimi", kështu e kujton kancelari gjerman Friedrich Merz Papa Françeskun. 

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shprehu dhimbjen e tij të thellë për vdekjen e Papa Françeskut. "Angazhimi i tij për paqen, drejtësinë sociale dhe më të cenuarit lë një trashëgimi të thellë," shkruan Sanchez në një mesazh në X. "U prehtë në paqe," shton ai. 

"Ngushëllimet e mia më të thella për katolikët e Spanjës dhe në mbarë botën për vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut" u shpreh nga Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, në emër të qeverisë spanjolle në një postim në rrjetet sociale X. Albares kujtoi se

Françesku ishte "një njeri i paqes dhe i dialogut midis kulturave dhe feve". “Pusho në paqe”, përfundon ai. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy