Buxhuku: Politika s'ka dashur që të krijojë treg kapitalesh pasi do dobësonte monopolin e sistemin bankar

Buxhuku: Politika s'ka dashur që të krijojë treg kapitalesh pasi do dobësonte monopolin e sistemin bankar

Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se Shqipëria dhe Kosova janë vendet e vetme në rajon që nuk kanë treg kapitalesh dhe kjo ardhur për arsyen se politika nuk ka dashur se kjo do të dobësonte monopolin e sitemit bankar.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Buxhuku tha se kriza botërore ka ndikuar pak në tregun financiar shqiptar pasi ne na mungon tregu i kapitaleve duke shtuar se Shqipërinë e mbrojti primitivizmi i saj.

Krizat botërore kanë ndikuar pak në tregun financiar shqiptar. Ka arsye madhore, tregu financiar bëhet nga dy shtylla, sistemi bankar dhe tregu i kapitaleve. Shqipëria nuk ka treg kapitalesh, dhe duke qene se tregu i kapitaleve e ndjeu në momentin e parë në të gjithë botën, Shqipëria nuk e kishte dhe ne u mbrojtëm nga primitivizmi. Fakti që nuk e kishim të zhvilluar na mbrojti. Ishin në sundimin e plotë të bankave, që kishin monopol të plotë mbi paranë, në këtë rast e keqja jonë ishte e mirë në një moment të caktuar. Vetëm Kosova dhe Shqipëria nuk ka treg kapitalesh vetëm ne nuk e kemi. Nuk ishte aftësia e tregut tonë kapital.

Tregu i kapitaleve lidhet me pasjen e institucioneve të qëndrueshme të të gjitha llojeve, jo vetëm për ata financiare, por ka të bëjë me mënyrën si lufton informalitetin, është dhe vullnet politik që praktikisht ka munguar. Politika nuk ka dashur që Shqipëria të krijojë treg kapitalesh, pasi do dobësonte monopolin e sistemit bankar. Pasi kur ka treg kapital të qëndrueshëm një qytetar do mendohej mirë nëse do operonte në bankë apo në treg kapitalesh. Teorikisht tregu është bërë në ‘93.

Duke vijuar më tej, Buxhuku tha se sistemi bankar në Shqipëri ka peshën e tij në ekonominë e madhe informale pasi përmes bankave është bërë e mundur dalja e një pjese të madhe të parave informale të shqiptarëve. Buxhuku thotë se Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në Europë që nuk ka bankë me kapital publik në mazhorancën e saj.

Kur flasim për sistemin bankar, flasim për një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë. Vendimmarrja politike është e rëndësishme.

Janë privatizuar kompani publike dhe kjo ka ndodhur dhe me sistemin bankar. Qeveria nga mungesa e vullnetit bashkë me dijen dhe më tej me korrupsionin nuk ka pasur dëshirë që Shqipëria të kishte praninë e kompanive publike, përfshirë këtu dhe bankat publike. Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në Europë që nuk ka bankë me kapital publik në mazhorancën e saj.

Është hapur terren i lirë për të bërë çfarë të duash me sektorët strategjik.

Do futen bankat e huaja që në objektivat e tyre kanë pasur dhe qëllim politik. Bankat greke që u hapën fillimisht ndoqën privatizimet e mëdha të kompanive strategjike. U privatizua asokohe AMC, menjëherë u shtua prania e bankave greke, pastaj u fut Vodafone. Ka qenë mungesa e strategjisë, mungesa e vullnetit që ka çuar në këtë situatë.

Bankat i janë bashkëngjitur monopolve dhe oligopoleve dhe bëjnë punën e tyre. Bankat ndjekin ku shkojnë investimet. Fillimisht ishin investimet greke, u përhapën dhe bankat. Edhe prania greke në momente e para kishte karakter të fortë politik. Aq e madhe ishte mbështetje sa kur u privatizua AMC-ja privatizimi i saj u bë kundër rregullave të BE-së. Kompania greke që e privatizoi nuk e dispononte shumën për ta blerë, por u mbështet nga buxheti i qeverisë greke. Tani po ta vini re, Greqia u tërhoq nuk kishte fuqi të tërhiqte investimet, u forcuar dhe kompanitë vendase. Greqia pësoi krizën në 2008. Doli jashtë tregut dhe bankat u tërhoqën.

Sistemi bankar në Shqipëri ka dhe peshën e tij në ekonominë e madhe informale. Një pjesë e madhe e daljes së parave jashtë vendit është bërë përmes bankave. Jo më kot ato sulmet, grabitjet në Rinas, asnjëherë nuk dihej mirë shuma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy