Vizita e Ramës në Gjermani, gazetarja e MCN TV zbardh axhendën dhe fokusin e diskutimeve (VIDEO)

Vizita e Ramës në Gjermani, gazetarja e MCN TV zbardh axhendën dhe fokusin e diskutimeve (VIDEO)

Gazetarja e MCN TV, Greta Bullari raporton nga Berlini, axhendën e Kryeministrit Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Gjermani.

Bullari tha për MCN Live, se vizita e kreut të qeverisë vjen me ftesë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ajo bëri me dije se takimet e Ramës do të nisin me kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey.

Më tej takimet do të vijojnë me Presidentin Frank-Walter Steinmeier. Në orën 18.00 takimi me Kancelarin Olaf Scholz, ku do të diskutohet për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kriza e çmimeve pas luftës në Ukrainë, pritet gjithashtu të jetë pjesë e diskutimit, ashtu si dhe politika e sigurisë. Kryeministri Rama ka lënë të kuptohet se Shqipëria do të mbajë qëndrim lidhur me procesin e integrimit në BE, për t’u ndarë nga Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë pas takimit me kancelarin Scholz, Kryeministri Rama dhe zyrtari i lartë gjerman do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Bullari bëri të ditur se pyetjet do të jenë të kufizuara në konferencë dhe se të konfirmuara janë dy nga Shqipëria dhe dy nga Gjermania.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy