Ukraina Lindore, ku u shfaqën separatistët e mbështetur nga Rusia në vitin 2014 raportoi rastin e parë me koronavirus të martën, ndërkohë që në vijim vazhdojnë të konfirmohen raste të reja.
Tensioni midis rebelëve dhe forcave të Ukrainës mbetet i lartë dhe luftimet vazhdojnë pavarësisht bisedimeve për paqe që u bënë në dhjetor.
14 tonë ndihma, përfshirë 1 ton mallra nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), do të shkojnë në spitale dhe qendrat e paraburgimit për të dyja palët e vijës së parë në rajonin, i njohur si Donbass, ku situata mund të bëhet "katastrofike" duke marrë parasysh gjendjen e sistemit shëndetësor, thotë "Reuters"
"Ky material do të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19 në Donbass, një rajon ku njerëzit janë duke luftuar me kërcënimin e COVID-19 ndërsa vuajnë tashmë nga 6 vjet konflikt," tha agjensia humanitare.
Avioni, i dërguar në Gjenevë nga autoritetet ukrainase, u ngarkua me furnizimet të mërkurën në mbrëmje dhe ishte sipas zëdhënësit të Organizatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, Didier Revol, një marrëveshje midis Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy dhe Presidentit të ONKK Peter Maurer.
Konflikti në Ukrainën Lindore ka vrarë më shumë se 13 000 njerëz që nga viti 2014. Të dyja palët fajësojnë tjetrën për luftimet.



