Patozi: PD-LSI, bashkim mekanik dhe i panatyrshëm

Patozi: PD-LSI, bashkim mekanik dhe i panatyrshëm

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, thotë se çështja “Tahiri “ tregoi dështimin e maxhorancës, por edhe të opozitës. Në një intervistë në Report TV, Patozi u shpreh se PD-ja dhe kryetari Basha nuk ditën ta shfrytëzojnë këtë çështje në favor të vet.

“Opozita nuk ka ditur ta kapitalizojë dhe ta kthejë në favorin e saj. Çështja Tahiri eskpozon rënien e sistemit në Shqipëri. Kemi dy kampe politike të rëna moralisht. Kjo është këmbanë alarmi që dueht të krijojë një forcë të re politike, që i takon ta bëjë opozita. Basha ka qenë i pavërtetë edhe kur ishte në çadër. Duhet të ketë kauzë që të tërheqë qytetarët. Opozita nuk ka kauzë për shkak të Bashës”, tha ai.

Patozi e sheh si të panatyrshëm bashkëpunimin në opozitë mes PD-së dhe LSI-së, pas sulmeve të ndërsjellta vetëm pak muaj më parë, gjatë fushatës elektorale.

“Nuk mund ta bësh në mënyrë mekanike duke bërë një koalicion po kaq të panatyshërm sa lufta që i shpallëm LSI-së gjatë fushatës. Ishte ekzagjerim lufta që u bë jo kundër kundërshtarit të madh, por më të voglit dhe është ekzagjerim tani që përmes këtij bashkimi mekanik kërkohet zgjidhja”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy