PD mbështet Metën në kallëzimin penal ndaj Dvoranit

PD mbështet Metën në kallëzimin penal ndaj Dvoranit

Partia Demokratike mbështet kallëzimin penal të Presidentit Meta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Përmes një deklarate për shtyp, sekretari i Përgjithshëm në selinë blu, Gazment Bardhi, e ka konsideruar si akt të duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese kalëzimin e kreut të shtetit.

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese. Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia”, thuhet në deklaratë.

PD-ja thekson se do të jetë hapi që do të ndërmarrë prokuroria ai që do të përcaktojë nëse shqiptarët duhet të besojnë akoma te reforma në drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy