
Numri i personave të detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, është rritur çdo vit në dekadën e fundit dhe së fundmi është shënuar nivel rekord.
Një fakt i tillë referohet në raportin statistikor vjetor të UNHCR “Global Trends 2021”, ku nënvizohet se në fund të vitit të kaluar personat e larguar nga shtëpitë e tyre janë 89.3 milionë.
Kjo shifër shënon një rritje prej 8% krahasuar me vitin 2020 dhe thuajse dyfishi krahasuar me dhjetë vite më parë.
Agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe emergjenca të tjera në Afrikë dhe Afganistan, kanë çuar në kalimin e shifrës së të larguarve në nivele rekord



