
Grupi hetimor në Prokurorinë e Kurbinit vijon mbledhjen e provave për zbardhjen e vrasjes së 27-vjeçarit Klisman Preçi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes. Për të bërë të mundur zbulimin e autorëve, janë sekuestruar një sërë pamjesh filmike nga kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa për detaje rreth momentit të ngjarjes pritet të merret në pyetje edhe 46-vjeçari Ylli Brahimi. Ky i fundit vijon të marrë mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.



