Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Benjamin Netanjahun, kryeministri Rama theksoi përurimin e Dhomës së Tregtisë në Jeruzalem, si dhe parnteritetin për të krijuar kushtet për prodhimet “Made in Albania” në sistemet e mbrojtjes.
“Mirëpresim rritjen e tregtisë dhe të investimeve, mbështetur në ekspertizën teknologjike të Izraelit dhe sidomos marrëveshjet që po arrijmë ditë pas dite, për të ndërtuar bashkërisht një prodhim të ri të mbrojtjes, falë partneritet me Izraelit, po krijojmë kushtet për prodhimet Made in Albania në sistemet e mbrojtjes.
Në këtë frymë të bashkëpunimit në rritje, do të prarojmë nesër siç ju e përmendet, hapjen e Dhomës së Tregtisë në Jerusalem që synon të forcojë lidhjet e biznesit dhe të nxitë Shqipërinë dhe mundësitë e saj”.



