
Gazetari Denis Dyrnjaja në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me aferën prej 1.2 mln euro të Ministrisë së Financave për të cilën u shpreh se titullarët e këtij institucioni kanë qenë në dijeni të kësaj afere.
Ai tha se tashmë na mbetet të shohim se si do të sillet drejtësia sepse është rasti që ajo të thotë fjalën e saj, pasi dhe dokumentet tani janë publike se si qëndrojnë të vërtetat përballë fakteve.
Ne e kemi ndjekur këtë rast që në fillesat e skandalit, kemi thënë se përtej sekretarit të përgjithshëm ka një nivel dijenie edhe nga ministrja. Këto detaje tregojnë se nuk mund të ketë shans që një vendim i tillë me të tilla shuma të kalojë pa dijeninë e ministres. Është një nga rastet tipike kur titullarët kanë dijeni dhe tregojnë se si në mënyrë vertikale merren vendimet dhe nuk ndahen përgjegjësitë. Prandaj do shohim se si do sillet drejtësia sepse është rasti që ajo të thotë fjalën e saj, pasi dhe dokumentet tani janë publike se si qëndrojnë të vërtetat përballë fakteve. Këtu janë dhënë 3-fishi i vlerës dhe ky është një nga rastet që bërtet shumë në publik dhe që nuk është në SPAK, por prokurori për shkak të detajeve që e bëjnë të shkëputur veprimin e individëve.
Më tej ai shtoi se i gjithë ky skandal nuk do ishte zbuluar nëse banka e nivelit të dytë nuk do bllokonte paratë e debisë së kredisë së zotit Thana.
Praktikisht kjo aferë do ishte ekzekutuar dhe askush s’do ishte sot pas hekurave dhe të gjithë do ishin duke gëzuar paratë, nëse Thana do i kishte paguar bankës 30 mijë euro. Niveli i pangopshmërisë bëri që vlera të mos gëzohej duke bërë që të bien në grackën e vetvetes. Ministrja ka dy probleme në këtë histori. Edhe nëse s’ka dijeni prapë është problem më vete edhe pse të gjitha rrugët të çojnë te faktet se ajo ka dijeni. Por çfarë bëhet në ministri nëse këta s’kanë dijeni. A janë çelësat e zyrave të shteti në duar të sigurta apo aty është një rrumpall, bëhen kompromise etj etj.
Në fund i pyetur se çfarë peshe ka kjo aferë, Dyrnjaja tha se mbyllja e syve është problemi më i madh në të tilla histori. Sipas tij ministrja ka përgjegjësi dhe ajo vjen duke u shkallëzuar nga poshtë lart, ndërsa theksoi se Rama duhet të kishte reaguar për këtë aferë.
Nëse themi nga sekretari te ministrja pas kësaj vjen kryeministri, i cili deri tani është përgjigjur me heshtje, do veprojë se dimë, por duhet të kishte reaguar. Në këtë rast ose ka një përgjegjësi morale të paktën të denonconte rastin, inkurajonte drejtësinë, distancimin e rastit sepse po flasim për çelësin e financave të shtetit. Nëse ka një rast që duhet reaguar ky ishte rasti. A ka një peshë politike? E po këto ka pushteti, duhet ti dalësh zot të tillave rasteve, mendoj se kryeministri kishte dhe ka ende kohën e nevojshme për të reaguar dhe për të marrë masat për ministren.



