Fjalori i Oksfordit zgjedh ‘fjalën e vitit’ 2024

Fjalori i Oksfordit zgjedh ‘fjalën e vitit’ 2024

Një frazë që duket se pasqyron një shqetësim më të gjerë në shoqëri është quajtur “fjala e vitit” e vitit 2024 nga Oxford University Press.

Bëhet fjalë për termin "Brain rot", ‘kalbja e trurit’. Më shumë se 37,000 njerëz votuan për këtë frazë të veçantë midis pesë fjalëve të tjera.

Çfarë do të thotë ‘kalbja e trurit’? Shprehja tregon ndikimin në gjendjen mendore ose shpirtërore të një personi, nga mbikonsumimi i përmbajtjes (sidomos asaj në internet).

Përdorimi i parë i regjistruar i frazës daton në 1854 në Walden të Henry David Thoreau, i cili përshkruante përvojat e tij të të jetuarit të një stili jetese të thjeshtë.

Si pjesë e konkluzioneve të tij, Thoreau kritikon prirjen e shoqërisë për të zhvlerësuar idetë komplekse, ose ato që mund të interpretohen në shumë mënyra, në favor të atyre të thjeshta dhe e vlerëson këtë si tregues të një tendence të përgjithshme për të zhvlerësuar mendimin intelektual dhe shpirtëror.

Termi ka marrë një kuptim të ri në epokën digjitale, veçanërisht në 12 muajt e fundit. Duke fituar terren në mediat sociale dhe veçanërisht në TikTok, i cili përdoret më shumë nga gjeneratat Gen Z dhe Gen Alpha, shprehja “kalbja e trurit” përdoret për të shprehur një shqetësim të përgjithësuar në lidhje me ndikimin negativ të mbikonsumimit të përmbajtjes në internet.

Në vitin 2024, “kalbja e trurit” përdoret për të përshkruar si shkakun ashtu edhe pasojën e këtij procesi dhe i referohet përmbajtjes me cilësi të ulët që gjendet në mediat sociale dhe internet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy