Censi/ Mediat turke: Shqipëria jo më një vend me shumicë myslimane. Pas shekujsh nën 50 për qind

Censi/ Mediat turke: Shqipëria jo më një vend me shumicë myslimane. Pas shekujsh nën 50 për qind

Të dhënat e Cens-it të popullsisë të publikuara sot në Shqipëri, duke se nuk kanë kaluar pa vëmendjen e mediave turke, të cilat janë fokusuar te përqindja e besimtarëve myslimanë në vendin tonë. “Popullsia myslimane e Shqipërisë bie nën 50 për qind, për herë të parë në shekuj”, raporton”, media TurkiyeToday".

 

Drupal Ad

 

 

 

Kjo media e konsideron këtë fakt, një transformim historik në skenën fetare të kombit, duke shtuar:

Numri i myslimanëve ra në 45,7 për qind, bazuar në shifrat e fundit të regjistrimit. Ky është një largim i qartë në raport me vitet e kaluara, ku myslimanët përbënin shumicën. Nga ana tjetër popullsia jo fetare është rritur disi në mënyrë të qëndrueshme, duke arritur në 23, 4 për qind. Për më tepër komuniteti i krishterë ortodoks është zgjeruar dhe tani përbën 20 për qind të popullsisë së përgjithshme”.

Ndarja e popullsisë sa i takon konfigurimit religjioz, vijon si më poshtë:

Mysliman – 1.101.718

Mysliman-Bektashi 115.644

Krishterë-katolikë 201.530

Krishterë – Ortodoks 173.645

Ungjillorë – 9658

Tjetër besim – 3670

I pacilësuar – 332.155

Ateist – 85.311

Nuk përgjigjen – 244.331

Nuk disponohet – 134.451


 

 



 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy