100 aktivitete për Ditën e Verës/ Qytetarët: Mundësi e mirë për të kaluar me familje dhe shoqëri (VIDEO)

100 aktivitete për Ditën e Verës/ Qytetarët: Mundësi e mirë për të kaluar me familje dhe shoqëri (VIDEO)

14 marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.

Një sërë aktivitetesh rreth 100 sosh, janë organizuar për të festuar këtë festë në Tiranë.

Gazetari Besmir Pula, përmes mikrofonit të “MCN live”, mori opinionet e qytetarëve të parë të cilët kishin dalur në sheshin “Skënderbej”, për të kremtuar këtë ditë.

Ata shprehin kënaqësinë për aktivitetet që po organizohen dhe se e cilësuan si një ditë me mundësi e mirë për të kaluar me familje dhe shoqëri.

Ne jemi fëmijë që jemi organizuar përmes Tirana basket për të marrë pjese në këto lojëra në shesh dhe po kalojmë shumë mirë.

Është tamam ditë verore për të festuar, zakonisht Dita e Verë është për fëmijët dhe të rritur shkojnë pas tyre.

Këtë vit kemi organizuar ngritjen e balonës dhe të gjithë po argëtohen për ta parë.

Është mundësi e mirë për të kaluar me familje dhe shoqëri, dhe për të shijuar gatimet tradicionale të cilat janë të mira në këtë ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy