Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si shumë të rëndësishme përfshirjen e grave në jetën politike dhe publike të vendit.
I pranishëm në tryezën me temë “Gratë shqiptare drejt politikës dhe vendimmarrjes” Rama theksoi se ende ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Kjo tryezë u organizua nga Aleanca Gjinore.



