Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ushtria ukrainase po humb 60-100 ushtarë çdo ditë, të cilët vriten në betejë, ndërkohë që 500 të tjerë plagosen.
Deklarata e Zelenskyt u bë në një intervistë për median amerikane Newsmax në Kiev.
Situata më e vështirë është në Ukrainën lindore dhe në jug të Donetskut dhe Luhanskut. Situata është shumë e vështirë. Çdo ditë humbasim 60-100 ushtarë në beteja dhe kemi rreth 500 të plagosur. Ne po mbajmë perimetrin tonë mbrojtës.
Në intervistën e tij ai shprehet se Ukraina nuk ka ndërmend të ndërmarrë hapa të nxituar për të çliruar territoret e pushtuara nga rusët, nëse kjo do të kërkojë dhjetëra mijëra viktima, por do të presë armët e nevojshme.
Zelensky tha gjithashtu se ushtria ukrainase nuk po përgatitet të sulmojë territorin rus me armë të dërguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht me raketa të shumta me rreze të gjatë.



