Tre tërmete gjatë mesnatës lëkundin qarkun e Shkodrës

Tre tërmete gjatë mesnatës lëkundin qarkun e Shkodrës

Tre tërmete kanë lëkundur qarkun e Shkodrës mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave nga qendra Europiane Mesdhetare e Sizmiologjisë, tërmeti i parë me magnitudë 4.1 ka rënë rreth orës 04:19 të mëngjesit, 12 km në veri të Koplikut dhe 26 km nga Podgorica e Malit të Zi, në një thellësi prej 10 km.

I dyti me magnitudë 3.4 ka rënë gati 20 minuta më vonë në afërsi të fshatit Bajzë, rreth orës 04:38 dhe afërsisht 26 km nga Podgorica e Malit të zi.

Poashtu tërmeti i tretë me magnitudë 2.1 ka qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut.

Deri tani nuk janë regjistruar dëme në njerëz e shtëpi banimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy