Vettingu, ONM kërkon zgjatjen e mandatit të KPK-së

Vettingu, ONM kërkon zgjatjen e mandatit të KPK-së

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në mënyrë që procesi i vetingut ndaj zyrtarëve të drejtësisë të vijojë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat të publikuar në faqen e Bashkimit Europian, ONM thekson rëndësinë për shtyrjen e afateve kohore për KPK-në dhe Komisionerin Publik.

Për afatet, ONM thotë se këtë duhet të vendosin vetë autoritetet shqiptare, në konsultim me Komisionin e Venecias.

Në përputhje me mandatin e monitorimit që i është dhënë ONM-së nga Kushtetuta e Shqipërisë, ONM konsideron se është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit në pritje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit. Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë. Kjo do t’i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi. Është në kompetencën e autoriteteve shqiptare të përcaktojnë afatet e sakta të një shtrirjeje të tillë, në konsultim të ngushtë me aktorët përkatës, përfshirë Komisionin e Venecias”, thuhet në reagimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Mandati i dy institucioneve të vettingut, KPK-së dhe Komisionerit Publik përfundojnë në muajin qershor të vitit të ardhshëm. Javën e kaluar, mazhoranca propozoi zgjatjen e mandatit për dy institucionet deri në përfundim të procesit të rivlerësimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy