Filipine, një kryetar bashkie shpërblen punonjësit e tij beqarë për Shën Valentin

Filipine, një kryetar bashkie shpërblen punonjësit e tij beqarë për Shën Valentin

Me rastin e ditës së Shën Valentinit, punonjësit beqarë të një bashkie në Filipine do të paguhen më shumë këtë të martë. 

Njerëzit që kanë qenë beqarë për më shumë se pesë vjet dhe punojnë për komunën e General Luna në provincën Quezon, në juglindje të vendit do të marrin ekuivalentin e pagës së tre ditëve.

Kështu konfirmoi për AFP kryebashkiaku Matt Florido.

Për Ditën e Shën Valentinit, askush nuk do t'u japë atyre çokollata apo lule. Kështu që ne menduam t'u jepnim atyre këtë lloj shpërblimi, në mënyrë që ata të mund të ndjenin se dikush kujdeset për ta, se dikush i do. 

Nga 289 punonjësit e bashkisë, 37 janë kualifikuar për çmimin, pasi kaluan një proces rigoroz vetingu për të konfirmuar statusin e tyre. Stafi i kualifikuar duhej t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me datën e lidhjes së tyre të fundit ose arsyet e ndarjes së tyre dhe beqarinë e tyre të vazhdueshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy