Epoka e shantazhit bërthamor duhet të përfundojë, ideja që një vend mund të luftojë dhe të fitojë një luftë bërthamore është e çmendur.
Kështu tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në ditën botërore të eliminimit të armëve bërthamore.
Armët bërthamore janë fuqia më shkatërruese e krijuar ndonjëherë. Ne duhet të bëjmë një hap prapa.
Guterres i bëri apel shteteve të përdorin çdo rrugë të dialogut, diplomacisë dhe negociatave për të lehtësuar tensionet, zvogëlojnë rreziqet dhe eliminojnë kërcënimin bërthamor.



