Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj së bashku me drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Janupi dhe dy prokurorët e dosjes “Tërmeti” kanë dhënë detaje lidhur operacionin e zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit.
Shkon në 31 numri i personave të arrestuar të akuzuar pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Tiranë. Lajmin e bëri me dije sot drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.
Ajo tha se “duke marrë në konsideratë elementet teknikë, pas ekspertimeve janë identifikuar autorët që u bënë dhe shkak e pasojë për arrestimin e tyre, numri i të cilëve deri tani ka shkuar në 31”.
Ndërkaq mësohet se 124 pallate dhe 200 banesa janë shpallur të pabanueshme.
Më tej një nga prokurorët e dosjes ‘tërmeti’ Erjon Ymeraj jep arsyet e arrestimit të 31 personave në Tiranë, Farkë, Vorë dhe Kashar, ndër ta edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dyshuar se kanë abuzuar me detyrën apo kanë ndërhyrë në strukturën e ndërtimeve që kanë pësuar dëmtime pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Janë disa subjekte nën hetim mbas ngjarjeve të 26 nëntorit 2019. Kryesosht janë subjektet që kanë funksion public në ish- komunat, subjekte private apo kontraktorë.
Për shkeljet e kryera nga funksionarët publikë, kanë miratuar leje ndërtimi në mungesë dokumentacioni dhe në kundërshtim me ligjin .
Sa i përket shkeljeve që kanë kryer personat vlet të theksohet se funksionarët e komunave kanë miratuar leje ndërtimi në mungesë të ligjit dhe në mungesë dokumentacioni teknik. Kryesisht mungojnë studimet sizmike. Në disa dosje mungojnë oponencat teknike.
Mungojnë procesverbale të punimit te objektit dhe dokumenta të tjera teknike. Mungojnë aktet e konstativave në komunën Farke dhe Kashar.
Sa i përket drejtuesve teknikë dhe ligjorë janë disa shkelje, aktet e kolaudimit, disa raste nuk gjendet në dosje. Aktet e marrjes së lejeve të shesheve të ndërtimit, procesverbalet gërmimit të tabanit, ngritjes së tabanit, kolonave dhe një sërë aktesh konstatimi. Disa raste mungon dhe leja e shfrytëzimit të objektit nga njësia administrative.
Në objektet para ’90 ka punime që kanë dëmtuar strukturën për të bërë biznese apo hapësira. Sa i përket hetimeve janë shtrirë në Vorë, Kashar dhe Farkë ku dëmtimet kanë qenë më të mëdhaja. Po vazhdojnë nga grupi hetimor dhe në zona të tjera si Dajti, Kamëz dhe të tjera. Ku janë dëmtuar me problem në ndërtim apo dhe sinjalizim nga shtetas të ndryshëm që kanë pësuar dëmtimet”, tha ndër të tjera Ymeraj.
Akuzat janë: Falsifikim dokumentesh, ndërtimin e paligjshëm dhe shpërdorimin e detyrës.
Po hetohen objektet që është konkluduar të pabanueshme që të nxjerrin para përgjegjësisë personat përgjegjës. Në këto zona kemi hetime të plotë dhe jemi në vijim të procesit për hetime të tjera që nuk përfshijnë Vorën, Kasharin e Farkën që janë dokumentuar deri tani, por ka një shtrirje për të gjitha ndërtesat në Tiranë që janë konsideruar të pabanueshme”, u bë e dritur në këtë konferencë të përbashkët për media.
13;00h -Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit/ Deri tani 27 të arrestuar, 11 në kërkim
Ka shkuar në 27 persona numri i të arrestuarve në qarkun Tiranë për sa u përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit ku rrëzimi i disa pallateve e ndërtesave të tjera mori jetën e shumë personave dhe la mijëra familje pa banesa.
I arrestuari i fundit është Fejzo Dyrmishi, ndërkohë në kërkim mbeten edhe 11 persona të tjerë ndërsa 2 janë nën hetim.
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar rreth 50 urdhër-ndalimi për zyrtarë, ish- zyrtarë dhe ndërtues në zonën e Tiranës.
Mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta, dhe Adhurim Qehahaj, ish-shef i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit. Ata dyshohen të kenë favorizuar ndërtime jashtë kritereve apo lejeve të lëshuara, për ndërtime të një cilësie të dobët, duke ndërhyrë në strukturë me hollimin e bazamenteve mbajtëse të tyre.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se disa nga pallatet që pësuan dëmtime apo u shembën gjatë tërmetit të 26 nëntorit nuk kanë pasur akte kolaudimi, nuk ka pasur studime sizmike.
Gjithashtu probleme ka pasur me numrin e kolonave, cilësinë e hekurit të përdorur, por edhe të betonit.
Personat e arrestuar deri tani:
Fatbardh Plaku, ish-kryetar i Komunës Farkë
Faik Fejzo, ish- kryetari i Komunës Kashar
Besnik Fuçia, po ashtu ish-kreu i Komunës Kashar
Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
Fejzo Dyrmishi, ndërtues
Stela Maze, arkitekte
Anila Harxhi, arkitekte
Merita Kushi
Bukurije Halili
Ali Dyrmishi
Vjollca Hoxholli
Gerti Çalliku
Jani Ikonomi
Qirjako Gjergo
Naim Shehi
Ermir Çina
Adhurim Qehajaj
Gëzim Shkalla
Pëllumb Fortuzi
Xhevahir Doda
Reis Muça
Hekri Disha
Agim Eski
Zhaneta Tagani
Muhamed Felahi
Ndoc Pepkola
Hekri Disho



