Covid-19 në 24 orë: 788 raste të reja, 14 viktima

Covid-19 në 24 orë: 788 raste të reja, 14 viktima

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 14 viktima nga Covid-19 dhe 788 raste të reja infektimi.

Mes viktimave është edhe prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka patur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare. Ndërsa viktimat e tjera janë: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.

Ndërkohë, në spitale, numri i të shtruarve vijon të jetë i qëndrueshëm.

Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 2501 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy