Avokati Arbër Hoxha thotë se shteti është një organizatë politike e karakterit më të lartë, bazuar në territor, popullsi, pushtet publik dhe njohje ndërkombëtare.
Në një intervistë për emisionin “FactCheck” në MCN TV, lidhur me nismën për krijimin e një shteti Bektashi, ai u shpreh se që të themelohet një shtet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë aq më tepër mbi baza fetare, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ndalon që në nenin 1 të saj, kur thuhet se Republika e Shqipërisë është një shtet unitar dhe i pandashëm.
Ai shprehet se të ngriturit një shtet mbi baza fetare, shkel Kushtetutën kur thuhet se Republika e Shqipërisë është një shtet laik dhe se krijimi i një shteti mbi baza fetare është dy herë i ndaluar.
Mund të amendohen disa pjesë të Kushtetutës të cilat nuk cenojnë themelin e Kushtetutës.
Mund të amendohet për krijimin e dy gjykatave të posaçme, por janë disa pjesë të saj të cilat nëse preken ato, kemi të bëjmë me një Kushtetutë të re.
Ta zëmë se mazhoranca me opozitën duan të ndryshojnë formën nga Republikë në Monarki.
Nuk mund të ndryshohet nëpërmjet parlamentit, por duhet referendum.
Nëse ka nevojë për krijimin e një shteti të tillë, instrumentet juridike mund të gjenden dhe ndryshohet Kushtetuta.
Pyetja që shtohet a ka nevojë të krijohet një shtet sovran brenda Republikës së Shqipërisë apo jo?
Ditët e fundit janë hequr disa vija paralele me Vatikanin, por Vatikani nuk është një shtet i mirëfilltë, se mungon popullsia.
Të gjithë shtetasit e Vatikanit janë pjesë e klerit, nuk ka asnjëri prej tyre pasaportë. Vatikani nuk ka pasaportë dhe nuk ka shtetas, ka vetëm një territor.
Njohja ndërkombëtare ha diskutim. Nuk është e qartë se kush do të jenë shtetasit e këtij shteti.
Kur është hedhur për diskutim, është pjesa e klerit. I gjithë kleri i lartë pavarësisht besimit gëzojnë një pasaportë diplomatike dhe nuk e kuptoj ku është interesi i shtetit bektashi për të krijuar një shtet brenda shtetit.
Edhe sikur të jetë shtet do jetë shtet brenda Republikës së Shqipërisë, do të mbrohet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, policia e Republikës së Shqipërisë.
Flitet se do të ketë një parim të ekstraterritorialitetit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për disa elementë, duke iu shmangur edhe frikës së SPAK.
Krahasohet me Vatikanin, por Vatikani nuk ka Kod Penal. Mundësia e parimit të ekstraterritorialietit që do shkojnë gjithë korruptuarit në 27 hektarë, është absolutisht dhe praktikisht e pamundur.
Nuk ka si të ketë një transfertë të drejtpërdrejtë nga çdo vend drejt bankës bektashiane.
Asnjë gjë nuk hyn dot nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në drejtim të bankave të nivelit të dytë qoftë dhe bankës bektashiane.
Mund të krijohet si shtet, por Shqipëria duhet së pari të shfuqizojë një pjesë të ligjeve që ka ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare, por kjo do të ishte tejet e rrezikshme për Shqipërinë.
Nuk besoj se gjithë instrumentet juridike se Kushtetua mund të kalojë dhe në referendum, gjithë këto instrumente ndërkombëtare, është e pamundur për t’i ndryshuar.



