
Është paraqitur sot rreth orës 10:00 në SPAK ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi.
Bumçi është marrë në pyetje lidhur me pozicionin e tij si ish-ministër Drejtësie gjatë qeverisjes së Berishës, kohë kur ndodhi tragjedia e Gërdecit.
Një prej çështjet për të cilat ka folur Bumçi është shkresa e ministrisë së Drejtësisë, ku ka një shënim për djalin e Sali Berishës.
Gazetari i MCN TV Arsen Rusta raporton se Bumçi tha para prokurorëve se shkresa nuk ekziston dhe ajo është falsifikuar me qëllim implikimin e ish-kryeministrit.
“Të hetohet se kush ka falsifikuar firmën time”, ka thënë Bumçi, duke shtuar se “ajo shkresë nuk ekziston”.
Pritet me interes edhe rimarrja në pyetje e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për të cilin procedimi është i hapur dhe ai është i pandehur.



