
Përfundojnë hetimet për 9 zyrtarë të hipotekës dhe ish-komunës Kryevidh Kavajë te cilët u dërguan në gjyq për akuzën e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë. Prokuroria e Kavajës ka dërguar në gjykim dosjen voluminoze me 11 mijë e 800 faqe, në të cilat sipas saj faktohet implikimi kriminal i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.



