Conference League/ Vllazni spektakolare, shkodranët përmbysin Siroki Brijeg dhe kualifikohen

Conference League/ Vllazni spektakolare, shkodranët përmbysin Siroki Brijeg dhe kualifikohen

Vllaznia ia ka arritur të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Siroki Brijeg dhe tashmë është kualifikuar për në turin e dytë në Conference League.

Shkodranët kanë triumfuar në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-0, duke ia dalë të përmbysin fitoren e arritur nga boshnjakët një javë më parë me rezultatin 3-1.

Në Shkodër ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, ku në pjesën e parë Vllaznia ishte jo shumë kërkuese, ndërsa në të dytën u shfaq krejt ndryshe. Në minutën e 46-të ishte Djurdjevic i cili zhbllokoi sfidën, pas një asisti perfekt nga Gurishta. Në të 62-ën Imami shënoi të dytin, ndërsa ishte përsëri Djurdjevic, i cili në minutën e 79-të çoi në festë të çmendur stadiumin, duke shënuar edhe të tretin.

Këtë rezultat Vllaznia ia doli ta mbrojë deri në fund, duke arritur kështu kualifikimin për në turin e dytë, aty ku i presin qipriotët e AEL Limassol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy