Berisha nuk pranon rivalë në zgjedhje? Tela: PD po bën “lojën e Ramës” duke eliminuar konkurrencën

Berisha nuk pranon rivalë në zgjedhje? Tela: PD po bën “lojën e Ramës” duke eliminuar konkurrencën

Anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë më 23 maj për kryetarin e ri të kësaj force politike, më e madhja në opozitë.

 

Megjithatë, mbeten pikëpyetje nëse Kryesia e PD-së do të lejojë pjesëmarrjen në garë të kritikëve të lidershipit aktual, si Ervin Salianji dhe të tjerë, të cilët kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre.

 

Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh kritik ndaj kësaj qasjeje, duke theksuar se përjashtimi i konkurrencës i bën dëm vetë Partisë Demokratike.

 

Salianji, me dënimin që ka, të paktën në zgjedhjet e ardhshme nuk mund të kandidojë si deputet, ndaj ka zgjedhur të bëjë politikë brenda PD-së. 

Pyetja është: i bën keq apo mirë kjo partisë? Në këndvështrimin tim, i bën mirë. 

Argumenti se Salianji “po bën lojën e Ramës” duke kritikuar lidershipin, mund të kthehet në të kundërt.

Pyetja tjetër që shtrohet është: a po bën vetë PD lojën e Ramës duke eliminuar konkurrencën dhe debatin e brendshëm, duke mbyllur gojën si në një kështjellë?. 

Një garë reale brenda partisë do të ishte më e shëndetshme sesa një proces pa rivalë.

A bëhet gara ‘pis’ nga kandidimi i Salianjit, apo bëhet më keq kur në garë është vetëm Berisha? 

Në mendimin tim, do të ishte më mirë për PD-në që gara të zhvillohej normalisht.

 Pikëpyetja pastaj mbetet vetëm te diferenca e votave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy