Vatikani dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme për emërimin e peshkopëve

Vatikani dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme për emërimin e peshkopëve

Vatikani ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje historike me Kinën.

Kjo marrëveshje e përkohshme, do të t’i jepte Vatikanit të drejtën që të emërojë peshkopë në Kinë, ku deri më tani, vendi komunist ka emëruar vetë bishorët në Kishën Katolike.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga zëvendësministrat e Jashtëm të të dyja vendeve në Pekin, teksa Papa Françesku ka nisur sot turneun e tij katërditorë në shtetet e Baltikut.

Vatikani tha se marrëveshja “nuk është politike, por fetare”. Në deklaratë, megjithatë, nuk është përmendur Tajvani, të cilën Vatikani e njeh diplomatikisht, por jo dhe Kina.

Rreth 12 milionë besimtarë katolikë në Kinë, janë të ndarë në mes të besnikërisë së tyre për Vatikanin dhe Asociacionit Katolik që mbështetet nga shteti.

Si pjesë e një marrëveshjeje historike për të përmirësuar lidhjet ndërmjet Vatikanit dhe vendit komunist Papa Françesku ka njohur shtatë peshkopë të emëruar nga Kina.

"Papa shpreson se marrëveshja "do të lejojë që plagët e së kaluarës të tejkalohen" dhe të sjellin unitetin e plotë katolik në Kinë", tha më tej Vatikani.

Pekini ka insistuar prej kohësh se shteti duhet të miratojë emërimin e peshkopëve në Kinë, duke vepruar në kundërshtim me këmbënguljen e Kishës Katolike se është një vendim i papës.

Çështja se kush emëron peshkopët ka qenë në qendër të një mosmarrëveshjeje pasi Kina ndërpreu lidhjet diplomatike me Selinë e Shenjtë në vitin 1951.

Mendohet në peshkopët e ardhshëm do të propozohen nga autoritetet kineze dhe më pas miratohen nga Papa, raporton nga Roma korespondenti i BBC-së, James Reynolds.

Nga ana tjetër Pekini tha se shpresonte që marrëveshja do të çonte në marrëdhënie më të mira me Kishën.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy