Ypi: Roli i historianit është të kuptojë fenomenet, jo të merret me thashethemet e historisë

Ypi: Roli i historianit është të kuptojë fenomenet, jo të merret me thashethemet e historisë

Akademikja Lea Ypi thotë se në raport me figurat historike të së shkuarës duhet një qasje pluraliste dhe e sinqertë. 

 

Në një intervistë me Mustafa Nanon në “Arnautistan”, Ypi tha se më shumë sesa mbi individin, historianët duhet të reflektojnë mbi ideologjitë. 

 

Në lidhje me personazhet e të kaluarës nuk kemi nevojë të marrim vendime: i mbajmë apo i heqim. Ne mjafton të kemi një qasje pluraliste, e plotë dhe e sinqertë.Nuk ka nevojë të jetë ai as hero, as armik i betuar. Ata kanë vdekur, janë ngjarje që janë mbyllur. Çfarë interesi ka një shqiptar që jeton në 2026 a është i mirë apo i keq Xhafer Ypi. Nuk është ajo çështja. Problemi është të kuptosh si ndodhin fenomene të caktuara, si disa force historike çojnë në degjenerimin e shoqërive dhe se si vjen kriza në mënyra të paparashikuara për të evituar që të përsërisim gabimet e të kaluarës. 

 

Gjykimi për individët historikë nuk ka ndonjë rol. 

 

Unë mendoj që është një qasje pak naive kjo që është i mirë apo i keq filani. Këtë e kam jo vetëm për Xhafer Ypin dhe Enver Hoxhën, e kam edhe për Hitlerin dhe për Stalinin, për të gjitha figurat historike që kanë këtë natyrë. Roli i historianit është të kuptojë fenomenet, jo të merret me thashethemet e historisë. Ne diskutojmë ideologjitë. Unë kam idetë e mia, bindjet e mia. Mund të debatojmë cila është rruga më e mirë për të ardhmen. Referencat historike na ndihmojnë për të kuptuar gjëra që janë bërë gabim. Pra reflektohet mbi veprimin dhe jo mbi personin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy