Një 57-vjecar nga Fieri ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në ambientet e Policisë Fier.
Ngjarja u regjistrua mesditën e stome dhe shkak për këtë veprim mësohet se ka qënë gjëndja depresive e tij, pasi prej dy vjetësh vajza e tij është larguar nga shtëpia.
Mësohet se 57-vjeçari lagu trupin me benzinë të cilën e kishte në një shishe plastike dhe pas kësaj ai i ka vënë flakën vetës por ndërhyrja e efektiveve të policisë e shpëtoi nga flakët.
Menjëherë shtetasi me inicialet M.S u dërgvua në spital me djegie në duar dhe fytyrë.
Sipas policisë së Fierit “shtetasi M.S, 57 vjeç, banues në Levan, ka hyrë në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, dhe pa komunikuar me personelin e shërbimit, ka tentuar të djegë veten me benzinë”.
Më 29 shtator të 2016 bashkëshortja e tij ka kallzuar pranë policisë se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit.



