SHBA: 150 kamionë me ndihma kanë kaluar në Gaza që nga 21 tetori

SHBA: 150 kamionë me ndihma kanë kaluar në Gaza që nga 21 tetori

Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, një numër i përgjithshëm prej 150 kamionësh ndihmash kanë kaluar përmes kalimit Rafah në Gaza që nga hapja e portës javën e kaluar.

Gjithsej 45 kamionë ndihma kaluan të dielën, më së shumti që nga hapja e portës, shtoi ai.

Ne synojmë ta kapërcejmë këtë numër sot, nesër dhe më tej”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Miller tha se SHBA-ja do të “vazhdojë përpjekjet tona të pandërprera diplomatike në partneritet me Izraelin, Egjiptin, Kombet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë humanitar” për të rritur “shpërndarjet ditore të ushqimit, ujit dhe furnizimeve mjekësore në Gaza”.

Para 7 tetorit, 450 kamionë shkonin në Gaza çdo ditë, tha Lynn Hastings, koordinatorja humanitare e OKB-së për territorin e pushtuar palestinez, në një konferencë shtypi javën e kaluar.

Ajo tha se kamionët po përballeshin me vonesa për shkak të kontrollit, çështjeve teknike, të sigurisë dhe politike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy