Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e MCN Live se nëse faktet janë ashtu siç pretendon Rama dhe ka ndikime të huaja në protestë, i gjithë zinxhiri i sigurisë në vendin tonë duhet të japë dorëheqjen.
Duke vijuar Karanxha tha se shpallja e Ikballe Hadutut non grata është një gabim.
Është ndjekur një politikë kundër kombit shqiptar për 36 vjet. Në çdo sektor vidhet. I është bërë qejfi shërbimeve të huaja? Po. Por ne e kemi çuar vetë vendin në këtë pikë. Nëse shërbimet e huaja kanë gjetur këtë formë në këtë shkallë i bie të japin dorëheqjen shërbimet tona. Se ku janë këto me informacionet? Dje ishte plot. Thonë ka rënë, ka rënë, por vijon të jetë plot. Nëse është ajo që thotë kryeministri duhet të shkarkohet zinxhiri i sigurisë. Në fillim thanë që janë grekë. Nuk është çështje Serbie e Greqie. Populli shqiptar po lëngon prej vitesh. Është shteti i kalbur, drejtësia e kalbur.
Njerëzve të tu i thua spiunë. Për interesin tënd fyen UÇK.
Kanë bërë gabim që e kanë shpallur non grata Ikballe Hadutin. Çfarë ka bërë ajo. Nuk di të dhënat se çfarë mund të ketë. Politikanët shqiptarë kanë shkatërruar shërbimin sekret dhe kundërzbulimin. Dhe në kohën e Hoxhës kanë pasur tendenca për të rekrutuar njerëz brenda administratës. Persona të ndryshëm, të huaj kanë marrë pjesë.



