
Avokati Redon Meksi në studion e MCN Live ka komentuar protestën e 13 të opozitës para bashkisë së Tiranës ku u shpreh se ajo që ka sjellë kjo protestë deri më sot mund të jetë vetëm njëlloj stresi për Veliajn.
Ai tha se Shqipëria sot është më keq se kurrë me këtë qeverisje, por opozitës i mungon programi, vizioni për tu organizuar.
Sipas tij, opozita pas marrjes së vulës s’ka më justifikime, por populli nuk është në mbështetje të opozitës dhe kjo duket qartë.

Kjo është protesta e 13, rezultati i vetëm i sjellë deri sot është stresi i vetëm ndaj Veliajt sepse ajo që shoh është se opozita ka luftë me të gjithë përveç të vetëve. Kush nuk është me ta është me Edi Ramën, njerëz gjithnjë e më pak, po nuk patën idhull Berishën janë me Ramën dhe vështirë se do rritet.
Vendi është më keq se kurrë me këtë qeverisje e kapur në flagrancë me shpërdorim detyre dhe afera korruptive, por opozita nuk arrin dot të organizohet as për ti futur frikën jo për ti marrë pushtetin. Këta nuk kanë as vizion, as program. Opozita tani që ka marrë vulën që këta e quajnë fitore nuk ka më asnjë justifikim, por nuk ka argumente si do e mposhtin qeverinë se kjo nuk bëhet duke i bërë thirrje policisë që të heqë kapelet se ti bashkohet atyre s’kanë moral.
Policët aty janë për bukën e gojës, ata policët që sot vazhdojnë të jenë aq të shtypur janë dhe prej Berishës kur ka qenë në qeveri sepse këta nuk kanë asnjë program. Këta që sot shajnë Bashën dhe Ramën, më parë kanë qenë me Bashën dhe Ramën.
Për mua fshati që duket s’do kallauz, duket qartë fryma poshtë, populli nuk është në mbështetje të opozitës dhe kjo duket qartë. Mungon fryma dhe po vazhdove me të njëjtën frymë, me të njëjtën njerëz që janë aty për karrigen e vetë dhe për asgjë më shumë unë nuk pres asgjë. Këta i kanë treguar qartë çdo qytetari shqiptar që nuk duan të fitojnë, por duan vetëm karrigen e vetë aty ku janë.



