Politologu Ilir Kalemaj thotë se kandidimi i gjeneralit Bajram Begaj, për President, ishte surprizë për këdo që i ka ndjekur nga afër zhvillimet.
Në studion e lajmeve të MCN TV, ai tha se u arrit në absurditetin që të thuhet nga Taulant Balla, që Presidenti nuk do jetë pjesë e pushteteve.
Nuk mund të zgjidhet në mënyrë hermetike, jo transparente. Në fund të ditës, zgjodhën një President për të cilin nuk kishin dijeni deri orën që iu zgjodh, madje iu sekuestruan edhe celularët deputetëve që ishin aty, duke e bërë procesin qesharak.
Begaj u vu aty për të dhënë bazat detare për oligarkët, për të zhvatur pasuritë. Ndaj tij ka procedim penal për rastin në fjalë nga SPAK, në kthimin e përgjigjes për Artur Meçollarin. Nga ana tjetër i jepet imunitet.
Ana tjetër është i preferuar i amerikanëve, për shkak të bazës së Kuçovës dhje Pashalimanit. Nuk mendoj që amerikanët vendosin Presidentin e një republike sovrane, nuk ka ndodhur as në vitet ‘60-të në vendet e Amerikës Latine, jo më në shekullin e XXI.
Ata mund të kenë dhënë dakordësinë përballë propozimit, jo se amerikanët kanë insistuar që të jetë Bajram Begaj dhe askush tjetër në krye të shtetit.
Lidhur me emrat e përfolur më herët të Majlinda Bregut apo Ardian Dvoranit, deklaroi se nga mediat e majta që kishin informacion të brendshëm, u tha se Begaj u preferua jo se ishte i preferuari i deputetëve socialistë, por se ishte më pak i njohur prej tyre dhe më pak i kontestuar.
Për Dvoranin shtoi se u tha se ishte dëshira për të vazhduar në drejtësi, pasi e kaloi vetingun dhe ndau bindjen se do ishte figurë shumë më provokative, për opozitën, se sa për Begaj, të cilit Meta i dha gradën gjeneralmajor dhe firmosi nga Stambolli lirimin nga detyra.
Kalemaj deklaroi se Bajram Begaj, ishte kandidatura me më pak kosto politike për Ilir Metën, pasi e emëroi shef të Shtabit të Përgjithshëm dhe se bashkëpunëtori i tij Ilir Kulla, kishte paralajmëruar prej dy javësh se do ishte Begaj dhe bashkëpunëtorët thanë se nuk do bllokohej, nëse do ishte kandidaur.
Sipas tij, për Dvoranin rezistenca e Metës do ishte më e madhe, dhe se të dyja pjesët e PD, e kanë kundërshtuar.
Lidhur me qëndrimin e PD-së së Alibeajt dhe Grupit të Rithemelimit të Sali Berishës, kundër kësaj kandidature, Kalemaj deklaroi se filli përbashkues, është fjala që nuk u konsultuan dhe nuk u përfillën në proces.
Demokracitë liberale kanë në bazë të tyre kufizimin e pushteteve, nëse pushteti ekzekutiv ka kapur dhe Presidencën, gjuha e trupit të Begaj i cili u betua te Rama, nuk japin garanci se kemi pushtet të pavarur apo qëndrim unifikues.
Që në këtë moment cenohet besueshmëria, ndonëse mund të na befasojë pozitivisht. Siç ka qenë zoti Moisiu i përgëzuar nga të gjithë palët politike, apo Nishani i cili mori përgëzimet e klasës politike.
Mund të na befasojë pozitivisht, por shenjat nuk janë aspak të mira, për dëshirën që ka mazhoranca për të kapur pushtete.
Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku Këshilli Kombëtar miratoi kupolën e re drejtuese, Kalemaj tha se e kishte parashikuar një rezultat të tillë për kandidaturat fituese dhe se kushdo që e njeh PD do bënte një parashikim të tillë.
Luçiano Boçi mund të jetë kreu i grupit parlamentar, Bylykbashi mund të jetë një nga nënkryetarët e Parlamentit. Flasim nëse PD e Berishës do legjitimohet nga vendimi i Apeli.
Nëse vendimi do jetë në favor të Alibeajt, mazhoranca do i japë këtij grupi postin e Alibeajt. Të dy palët po lëvizin për të zënë shah mat njeri tjetrit. Grupi i Berishës ka një avantazh sot, se kanë thënë se nuk do bojkotojnë asnjë proces politik dhe kanë thënë se do jenë në Kuvend.
Alibeaj s’ka shkuar përtej 22 deputetëve dhe e bën të pamundur ta kalojë këtë shifër për zgjedhjen e Presidentit. Është një triumf i Grupit të Rithemelimit, i cili ka dhe shumicën.
Vendimi i Gjykatës së Apelit është vendim suprem, nëse nuk i pranojmë vendimet e gjykatës jemi në kushtet e një anarkie institucionale. Vendimi i Apelit është një vendim i formës së prerë dhe përfundimtar se kujt i takon vula, firma, godina e PD. A ta jep gjykata partinë, në kuptimin e anëtarësisë dhe votave? Absolutisht që jo.
Logo dhe vula kanë peshë, por nuk ta jep partinë. Berisha lëvizi me shpejtësi për strukturat, në mënyrë që të ketë gati ngritur me struktura, organizata, me 44 mijë anëtarë.
Mendoj se vendim i gjykatës do jetë deçiziv. Nëse do jetë në favor të Berishës gjykata pjesa më e madhe e grupit Alibeaj, kanë deklaruar se do bashkëngjitur.
Nëse gjykata i jep të drejtë Alibeaj do të ketë zhvillime më pozitive, por edhe fragmentarizim më të madh të PD.



