KLSH kallëzon në prokurori 3 ish-drejtorë të Kadastrës në Korçë

KLSH kallëzon në prokurori 3 ish-drejtorë të Kadastrës në Korçë

Kontrolli i Lartë i Shteti ka kallëzuar në Prokurorinë e Korçës, 3 ish-Drejtorë të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe një ish-Drejtor të ALUIZNI-t në Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Sipas materialit të KLSH, nga auditimi i kryer kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 21/1, datë 11.01.2021, i ndryshuar, ushtroi auditim në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, (ish Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Korçë si dhe ish-ZVRPP Korçë), me objekt: “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të pa luajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve”. Nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e KLSH-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy