Rama shpjegon taksën e Rrugës së Kombit: Mirëmbajtja kushton, duhet të përfundojmë atë që nisi Berisha

Rama shpjegon taksën e Rrugës së Kombit: Mirëmbajtja kushton, duhet të përfundojmë atë që nisi Berisha

Kryeministri Rama shpjegoi sot në sallën e Parlamentit arsyet e vendosjes së taksës mbi automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit, një vendim që është kundërshtuar si nga qytetarët në vend, edhe nga autoritetet e Kosovës. Rama tha se një taksë e tillë është e domosdoshme për mirëmbajtjen e rrugës, por edhe për të përfunduar atë që është lënë përgjysmë që në krye të herës.

“Tarifat variojnë sepse varet nga numri i përdoruesve. Është aks strategjik me rëndësi të posaçme, por që ka një trafik të limituar në një pjesë të madhe të kohës. Mirëmbajtja bazohet mbi fluksin e përgjithshëm vjetor. Në Maqedoni pagesat variojnë nga 0.5 – 5.5 euro, në një pagesë 4.5 euro aplikohet vetëm në segmentin e Tivatit, në në Greqi nuk ka autostradë pa pagesë etj; ndërsa në autostradën Plloç (Dubrovnik) deri në Zagreb taksohet 35 euro”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se rruga ka nevojë për një sërë punimesh për t’u quajtur e plotësuar.

“Po të kthehemi te ky aks, përveç asaj që ka kushtuar, e dimë edhe historinë, edhe të pandehurit këtu në sallë. Kjo rrugë është e papërfunduar. Është bërë pa studimet e nevojshme gjeologjike. Në segmentin e parë Milot-Rrëshën mbetet pa dublim, në të dytin nuk ka masa mbrojtëse dhe në të tretin nuk janë përfunduar urat. E gjithë kjo vlerësohet deri në 200 milionë euro. Nëse vetëm kostoja e mirëmbajtjes dimërore e tunelit shkoon në 5.3 milionë euro, atëherë në vend që të tundet një flamur i rreckosur i një patriotizmi është mirë të gjendet një formulë. Formula “hyji rrugës dhe lëre rrugëve”, nuk është zgjidhje”, tha ai.

Basha: Taksën e rrugëve do të rëndojë dyfish mbi qytetarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi sot qeverinë se po takson në mënyrë të padrejtë qytetarët. Duke folur për taksën e Rrugës së Kombit, Basha tha se qeveria nuk po takson vetëm përdoruesit e rrugës, por prej kohësh takson të gjithë qytetarët përmes taksës së karburanteve.

“Do të bëja me krenari atë që bëra për Rrugën e Kombit. Të bëjnë sytë xixa nga xhelozia. Ti i vetmi projekt ku avancove ishte kanabisi, heroina dhe kokaina.  120-220 milionë dollarë dalin nga xhepat e qytetarëve çdo vit. Vetëm nga taksa e karburantit vilen këto lekë, por nuk shkojnë për mirëmbajtjen e rrugëve. Edi Rama i bën rrush e kumbulla paratë e qytetarëve dhe pastaj thotë po vëmë një tra te tuneli. Karburanti që paguajnë shqiptarët sot është më i shtrenjti në Ballkan. Rama mashtron me krahasimet. Të dhënat që  janë publikuar në mediat e pavarura bëjnë të qartë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të tarifave për investimet publike.  Vende si Austria, Franca, Turqia dhe Rumania taksojnë shumë më pak. Dhe këto janë rrugë e tunele të ndërtuara nga privatët”, tha ai.

Basha premtoi se do të shfuqizojë taksën e Rrugës së Kombit në ditën e parë të marrjes së pushtetit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy