Sfida teknologjike me Apple, përmes inovacionit, vazhdon, gjithnjë e më shpejt.
Google, gjatë një eventi në New York, prezantoi dy modele të reja telefonash inteligjent Pixel 8, së bashku me një orë inteligjente dhe kufje të përditësuara.
Kompania po fokusohet gjithnjë e më shumë në inteligjencën artificiale. Pixel 8 dhe 8 Pro kanë çipin e ri Tensor G3 i cili i lejon kompanisë të shfrytëzojë burimet e saj të inteligjencës artificiale dhe të mësimit të makinerive me veçori si kamera e telefonit.
Për shembull, mund të fshihen njerëz nga fotot dhe tingujt nga videot. Një veçori tjetër e re është “Assistant with Bard”.
Google tha se po kombinon aftësitë gjeneruese dhe arsyetuese të Bard- chatbot i kompanisë, një konkurrent i ChatGPT, me ndihmën e personalizuar nga Assistant.
Rezultati është një asistent personal i cili akseson emailet, dokumentet, dëgjon dhe u përgjigjet pyetjeve.
Është treguar gjithashtu se do të jetë në gjendje, të zgjedhë emailet e rëndësishme të marra në ditët e fundit. Çmimi për Pixel 8 fillon nga 699 dollarë dhe ai për Pixel 8 Pro nga 999 dollarë.



