Vuçiç: Fajin e ka Albin Kurti

Vuçiç: Fajin e ka Albin Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për herë të parë pas sulmit në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër.

Në një deklaratw, ai tha se “tre serbë nga Kosova u vranë - dy nga snajperët - dy u plagosën rëndë dhe ka frikë për vrasjen edhe të personit të katërt”.

« Unë, në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt”, tha presidenti serb.

Sipas tij, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.

I pyetur nga gazetarët se nga i siguruan serbët lokalë uniformat me të cilat shihen në fotografi, Vuçiq tha se ato “nuk janë uniforma të ushtrisë serbe apo të policisë serbe”. Uniformat blihen kudo në treg, sipas tij.

“Nuk kemi mundur të flasim më herët, sepse nuk kemi kontroll efektiv në Kosovë që nga viti 1999. Na është dashur shumë kohë që ta hetojmë vetë atë që ka ndodhur”, tha Vuçiç.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tha se në veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë.

/ REL /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy