
Ata që duan të braktisin Whatsapp-in pas ndryshimit të politikave, tani e kanë më të lehtë.
Telegram ka lançuar një përditësim iOS, i cili lejon të zhvendoset historia e bisedave nga WhatsApp dhe aplikacione të tjera.
"Bartni historikun tuaj të mesazheve nga aplikacione të tjera të tilla si WhatsApp, Line dhe KakaoTalk në Telegram", informon përshkrimi i azhurnimit të publikuar në App Store të mërkurën.
Përveç kësaj, me azhurnimin e ri, përdoruesit do të jenë në gjendje të fshijnë grupe për të gjithë pjesëmarrësit, biseda sekrete nga lista e bisedave, si dhe historikun e thirrjeve.
Aplikacionet si Telegrami janë gjetur papritur përballë një fluksi të madh përdoruesish, pasi ndryshimi i politikave të Whatsappit i bëri ata të pasigurtë për përdorimin e të dhënave.



