Amerika, një hap më pranë ekstradimit të Gylenit në Turqi?

Amerika, një hap më pranë ekstradimit të Gylenit në Turqi?

Një ekip zyrtarësh amerikanë mbërrin sot në Ankara në një vizitë që Turqia shpreson se do të shtrojë rrugën per ekstradimin e Fetullah Gylenit, i akuzuar nga Erdogan për grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016. Turqia thotë se Gyleni, i cili jeton në ekzil në SHBA që prej vitit 1999, është truri i grushtit të dështuar të shtetit, që çoi në vdekjen e 250 personave. Para grushtit të shtetit, Lëvizja Gylen i kishte vendosur mbështetësit e saj në aparatin shtetëror, sidomos në gjyqësor dhe në polici, nga ku ata kryen goditjen e kundërshtarëve, përfshirë këtu edhe një hetim antikorrupsion që vuri në shënjestër njerëz të afërt të Erdoganit. Pasi kjo kryengritje e papritur u shtyp, mijëra njerëz u hoqën nga puna dhe u arrestuan. Gylen, i cili dikur ka qenë aleat i Erdoganit, e mohoi përfshirjen në përpjekjen për rrëzimin e Erdoganit nga pushteti. Axhenda dyditore e delegacioni amerikan parashikon takime me homologë të drejtësisë turke dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme e të Jashtme, me të cilēt do të diskutohet çështja e Gylenit, shkruajnë mediat turke. Turqia e ka kërkuar arrestimin e Gylenit që në vitin 2014, por autoritetet amerikane e kanë refuzuar kërkesën me pretendimin se Turia nuk ka ofruar prova të mjaftueshme. Megjithatë, një kthesë në marrëdhëniet SHBA-Turqi muajt e fundit i ka rritur shpresat e Ankarasë për plotësimin e kërkesës së saj. "Ne shpresojmë dhe besojmë se SHBA-të do ta përmbushin detyrimin si një shtet që sundohet nga ligji dhe do ta ekstradojnë kreun e organizatës terroriste", ka thënë ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gul, më 30 dhjetor. "Me vullnetin e Zotit, SHBA-të do ta plotësojnë kërkesën tonë në vitin 2019", shtoi ai. Muajin e kaluar, edhe ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte thënë Erdoganit se SHBA-të po punojnë për ekstradimin e Gylenit. Biseda është bërë gjatë një takimi në samitin e G-20 në Argjentinë, saktësoi Cavusoglu. Megjithatë, më vonë Shtëpia e Bardhë mohoi se biseda ka pasur temë gatishmërinë e SHBA-ve për të ekstraduar klerikun mysliman 77-vjeçar, që aktualisht jeton në Pensilvani. /AL JAZEERA /
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy