Gloria Stuart është aktorja që luan rolin e Rose në moshë të thyer, në filmin “Titanik”. Aktorja ka ndërruar jetë në vitin 2010 për shkak të një kanceri në mushkëri. Jeta e saj është plot me dashuri dhe humbje.
Aktorja ishte 87 vjeçe, kur regjisori James Cameron e thirri për rolin e protagonists në filmin e tij. Karriera e saj e ka pasur fillimin në vitin 1932, kur ajo ka luajtur krah artistëve si Shirley Temple, Lionel Barrymore, Paul Lukas, John Boles e Claude Rains.
Pas martesës së dytë, ajo u tërhoq nga karriera në kinema. “Titanik” e risolli në ekran, duke e bërë edhe pjesë të listës së nominimeve për “Oscar”.
Ajo festoi përvjetorin e 100-të më 4 korrik 2010, por vetëm pak muaj më pas ndërroi jetë.
Ajo ka pasur nje jetë plot humbje, divorce por edhe dashuri. Kur ishte fëmijë, ajo humbi vëllanë Thomas, për shkak të një meningjiti. Në moshën 9-vjeçare humbi babanë Frank Stuart. Në vitin 1930 u martua me skulptorin Blair Gordon Neëell, martesë që zgjati vetëm 4 vjet. Pas divorcit, ajo u martua me skenaristin Arthur Sheekman, me të cilin pati një vajzë. Në vitin 1978, Sheekman vdiq dhe Gloria nisi një marrëdhënie me tipografin Uard Ritchie, që gjithashtu vdiq në vitin 1996.



