Kryeministri i përkohshëm i Libanit do të udhëtojë drejt Nju-Jork, në selinë e Kombeve të Bashkuara.
Njoftimi erdhi pas raportimeve të mëparshme se Mikati kishte anuluar udhëtimin për të qëndruar në vend mes sulmeve intensive izraelite.
Dje, Mikati e quajti agresionin e Izraelit "një luftë shfarosjeje" dhe një "plan shkatërrues që synon të shkatërrojë fshatrat dhe qytetet libaneze".
Ai u bëri thirrje “Kombeve të Bashkuara dhe Asamblesë së Përgjithshme dhe vendeve me ndikim që të pengojnë agresionin izraelit”.



