Tre të vdekur dhe 319 të infektuar nga koronavirusi në vend

Tre të vdekur dhe 319 të infektuar nga koronavirusi në vend

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u shënuan 319 të infektuar me koronavirus nga 1534 testime të kryera në të gjithë vendin, ndërsa tre persona regjistrohen të kenë humbur betejën me këtë virus.

141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy