Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS-së është vendosur se kush do të jenë dy zëvendësuesit e Saimir Tahirit në postet drejtuese që ai ka mbajtur në këtë parti. Kështu, degën e PS-së në Tiranë do ta drejtojë Blerina Gjylameti, ndërsa postin e koordinatorit kombëtar në PS do ta marrë Elisa Spiropali.
“Kryesia ka mandatuar Elisa Spiropalin për bashkëqeverisjen, ndërsa Blerina Gjylamenti do të drejtojë degën e PS në Tiranë”, tha kreu i grupit parlamentar socialist në fund të mbledhjes.
Deputeti i PS-së u pezullua nga të gjitha funksionet pas daljes së përgjimeve nga Italia, ku përmendet edhe emri i tij, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.



