Një person në Durrës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ka qëlluar veten me armë zjarri.
Rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Gazetarja Ervina Garo raportoi për "MCN Live" se viktima u gjet me shenja jete nga të afërmit, por nuk arriti të mbijetojë.
Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe pritet dëshmia e familjarëve të të ndjerit.



