Në protestat e saj, kundër importit të mbetjeve, Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka refuzuar praninë e opozitës dhe i ka bërë thirrje kësaj të fundit të mos i bashkohet kauzës së saj.
Por mesaduket situata ka ndryshuar dhe AKIP ka pranuar ftesën e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha përt të zhvilluar një takim.
Këtë të martë rreth orës 11 kryedemokrati do të takohet me përfaqësuesit e AKIP me të cilët do të ndajë qëndrimin e tij në lidhje me ligjin e importit të mbetjeve, ligj që opozita kërkon të mos miratohet edhe pse 5 vite më parë dha votat e saj pro importit të mbetjeve.
Ditën e hënë AKIP zhvilloi edhe një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialisite për Integrim Petrit Vasilin. Kjo forcë politike ende nuk ka shprehur qëndrimin e saj zyrtar në lidhje më këtë çështje. Por siç duket diskutimi i së hënës nuk ka qënë i frytshëm për përfaqësuesit e AKIP, të cilët sot ulen përballë Bashës për të shprehur shqetësimet e tyre.



