Vrasja në Rinas, Dervishi: Informacioni mund të ketë dalë nga TIMS, autorët të lidhur me policinë

Vrasja në Rinas, Dervishi: Informacioni mund të ketë dalë nga TIMS, autorët të lidhur me policinë

Në studion e MCN TV, gazetari Ferdinand Dervishi analizoi ngjarjen e sotme në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani. Dervishi tha se janë disa të dhënat që ngrenë dyshime për lidhjet e rivalëve të Danit me elementë brenda policisë. 

 

Del si krahu i djathtë i Shullazit. Është dënuar me 12 vite burg dhe ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Duke e ditur që ky ishte një nga VIP-at e krimit, pse të tolerohet. Keni parasysh që vetë Shullazi është futur herët në burg. Ai ka mbi kurriz 55 vjet burg për të shlyer. Por këta kryeministra të krimit kanë vepruar edhe nga burgu. Pra grupet e tyre i kanë komanduar nga burgu. Dani dhe Faqedjeguri (edhe ai i vrarë) shërbenin për të çuar në fund porositë e Danit. 

 

Unë mendoj se ka lidhje me faktin që këta dikur ishin perandori krimi. Kontrollonin edhe portin e Durrësit. Para pak vitesh, një grup tjetër mori kontrollin. Pra u shemb një perandori dhe u ngrit një tjetër. 

 

Fushë-Kruja ka qenë universitet vrasësish me pagesë. Ne kemi parë nga përgjimet si njëri që kishte mbetur pa lekë kërkonte një vrasje. Pra po flasim për një atentat të mirëorganizuar. E kanë ditur mirë që po vinte. E kanë pritur. Në rrethrrotullim e kanë goditur. 

 

Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot është që këta njerëz të krimit të organizuar, që janë me orë pune, të cilat janë mbushur tani për këta, por pse në makinë kemi një punonjës të një strukture që duhet të kontrollojë policinë, që duhet të parandalojë pikërisht kontaktet me botën e krimit.  

 

Policia përherë e më e lidhur me krimin e organizuar. Ne kemi kryeepisodin e TIMS, një Muçi që u bë drejtor departamenti në Policinë e Shtetit. Ky mori një pjesë të madhe të TIMS. Bëhet para me TIMS. Vjen një kriminel që duhet të kalojë në Rinas, polici ta kalon. Këtë e kemi të vërtetuar. Ka pasur të dhëna nga hetimet që kjo punë është bërë. Nuk është çudi që dikush ka paguar që të lajmërohej sapo Dani të hynte në TIMS. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy