Foto / Martohet Dani Alves me Joana Sans, ceremoni sekrete në Ibiza

Foto / Martohet Dani Alves me Joana Sans, ceremoni sekrete në Ibiza

Dani Alves i shtohet listës së futbollistëve që i thanë lamtumirën beqarisë.

Mbrojtësi brazilian dhe e fejuara e tij Joana Sans u martuan në mënyrë sekrete në Ibiza në një ceremoni shumë romantike, ndërkohë që atij i mbetet të përcaktojë skuadrën  ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Dani Alves ishte i veshur me një kostum të bardhë, për t'iu përshtatur sa më mirë veshjes së bashkëshortes së saj, Sanz.

Në ceremoninë e martesës ishin të ftuar shumë pak persona, ndërkohë që fotot e kësaj martese u publikuan nga vetë çifti në profilet e tyre në rrjetet sociale.
Dani Alves e takoi Joana Sanz gjatë periudhës kur ai luante në Spanjë.

Spanjollja 23-vjeçare është modele dhe ka qenë imazhi i markave të tilla si ajo e këpucëve Jimmy Choo, ndërkohë që ka qenë protagoniste edhe në kopertinën e revistës së modës, “Elle”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy