
Dashi
Në punë do ju duhet të tregoni aftësitë tuaja diplomatike për të shmangur debatet me kolegët. Nëse diçka nuk shkon sipas planit, mos u mërzitni shumë. Çdo gjë është në rregull. Është një ditë për t’iu kushtuar dashurisë. Përveshni mëngët dhe do të shihni se do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.
Demi
Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse sot rrezikojnë debate. Numëroni deri në dhjetë përpara se të hapni gojën. Financat varen nga persona të tretë që kanë hyrë rishtazi në jetën tuaj. Në punë mbështetuni tek ironia juaj dhe do shikoni që gjithçka do të shkojë mirë.
Binjakët
Erëra pasionesh po fryjnë për ju. Ditë është ideale për të përjetuar ndjenjat në maksimum, përpiquni të bëni diçka të këndshme me gjysmën tjetër. Në punë, nëse jeni krijues, do të keni fat. Ju mund të ndërtoni diçka vërtet të veçantë.
Gaforrja

Ndaluni pak këto kohë pasi ju duhet të bëni kujdes! Mund të ketë mosmarrëveshje, veçanërisht me dikë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Në punë, prisni lajme të mira.



